• e mërkurë, 22 janar 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Patrushev: Ukraina dhe Moldavia munden këltë vit ta humbin pavarësinë e tyre

Patrushev: Ukraina dhe Moldavia munden këltë vit ta humbin pavarësinë e tyre

Moskë, 15 janar 2025 (MIA) - Këshilltari i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, Nikollaj Patrushev, përndryshe ish-sekretar i Këshillit rus për siguri kombëtare, në një intervistë për gazetën "Kosmomolskaja Pravda" deklaori se edhe Ukraina dhe Moldavia do të mund të ndalojnë së ekzistuari si shtete të pavarura, transmeton DPA.

"Nuk mund të përjashtohet Ukraina këtë vit së ekzistuari më", deklaroi Patrushev, duke shtuar se edhe Moldavia me siguri "do t'i bashkohet shtetit të parë ose nuk do të ekzistojë plotësisht më".

Moska do të pranojë zgjidhje të qetë me Ukrainë vetëm nën kushtin që ta mbajë gadishiullin e aneksuar Krime, si dhe rajonet ukrainase Luganks, Donjeck, Zaporozhje dhe Kersinm tha ai.

Në pyetjen lidhur me planet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp për t'i dhënë fund luftës, Patrushev tha se supozon "se bisedimet për Ukrainën midis Rusisë dhe SHBA-së duhet të zhvillohen pa pjesëmarrjen e vendeve të tjera perëndimore".

Ai shtoi se nuk ka asgjë për të diskutuar as me Bashkimin Evropian dhe as me Mbretërinë e Bashkuar për këtë çështje.

Patrushev, 73 vjeç, është bashkëpunëtor dhe këshilltar i ngushtë i Putinit. Pas 16 vitesh në krye të Këshillit të Sigurimit rus, ai u shkarkua në maj të vitit të kaluar dhe u emërua si këshilltar i Kremlinit për ndërtimin e anijeve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR