• e shtunë, 22 shkurt 2025

Rubio: Qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane do të jetë interesi kombëtar i SHBA-së

Rubio: Qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane do të jetë interesi kombëtar i SHBA-së

 Uashington, 22 janar 2025 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, sot deklaroi se interesi kombëtar amerikan do të jetë qëllimi kryesor i politikës së jashtme amerikane gjatë mandatit të tij dhe se prioritet do të jetë të ndalohet emigracioni masiv dhe sigurohet kufiri. 

Rubio theksoi se Departamenti i Shtetit do të marrë çdo vendim me qëllim që të bëhet SHBA-ja më e  sigurtë, më e fortë dhe më prosperuese. 

 Ai thekson se Departamenti i Shtetit nuk do të ndërmarrë aktivitete që lehtësojnë apo inkurajojnë migrimin masiv dhe se do të angazhohet për kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre.

Rubio tha se urdhri i Presidentit të SHBA-së Donald Tramp, i cili parashikon mbylljen e Agjencisë për Forcimin e Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI) dhe të gjitha zyrave të saj në të gjithë SHBA-në, do të zbatohet plotësisht, theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit. 

 "Duhet të ndalojmë censurën e informacionit", tha Rubio, duke theksuar se në periudhën e ardhshme do të mbështesë dhe mbrojë të drejtat e amerikanëve për lirinë e fjalës duke anuluar të gjitha programet që në çfarëdo mënyre çojnë në censurë.

 Ai theksoi se Departamenti i Shtetit do të përdorë diplomacinë për të ndihmuar Trampin të përmbushë premtimin e tij për kthimin e dominimit energjetik të SHBA-së.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR