• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Më së shumti shi në Krushevë, më pak në Kriva Pallankë

Më së shumti shi në Krushevë, më pak në Kriva Pallankë

Shkup, 2 prill 2025 (MIA) – Në Krushevë ka rënë sasi e shiut prej 36 litra në metër katrorë gjatë 24 orëve të kaluara, deri në shtatë të mëngjesit, informojnë sot në mëngjes nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Tridhjetë e dy litra në metër katror në Hanet e Mavrovës, 29 në Kodër të Diellit, 21 – Demir Kapi, 14 – Tetovë, Pozharan, Gjevgjeli, Kavadar, 13-Manastir, Veles, 12-Pozhar-Radovish, 11 – Topollçan, 10-Shkup – Petrovec, 9 -Prilep, Shtip, 6 -Shkup-Zajçev Rid, Berovë, Llazaropolë, 5-Pretor, Strumicë, Kumanovë, 3-Vinicë, 2 -Kriva Pallankë, tregojnë të dhënat e DPHM. 

“Vlerat e dhëna të sasisë së reshjeve janë matur në vendet për matjen e shiut të DPHM. Për shkak të lokalitetit të proceseve, sasia e rënë e shiut ndryshon shumë dhe në vende të tjera mund të jetë shumë më e madhe se e matura”, theksojnë nga aty. 

Shi pritet edhe gjatë ditës së sotme, i shoqëruar me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura e ditës, sipas paralajmërimit, do të jetë në interval prej 11 deri 18 gradë Celsius. 

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të arrijë deri 15 gradë Celsius. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR