• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

LSDM zgjedh kryetar, Filipçe kandidat i vetëm

LSDM zgjedh kryetar, Filipçe kandidat i vetëm

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot zgjedh kryetarin e ri të partisë. Lideri aktual i LSDM-së, Venko Filipçe, është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brenda partisë.

Zgjedhjet do të realizohen në organizatat komunale të LSDM-së në mbarë republikën në 78 vendvotime, të cilat në ditën e votimit do të jenë të hapura prej orës 8 deri në orën 20. Kompetent për realizimin e votimit është Komisioni Qendror Zgjedhor. 

Nga LSDM informojnë se Komisioni Qendror Zgjedhor e ka konfirmuar dhe e ka mbyllur Listën Zgjedhore, në të cilën në mënyrë aktive janë regjistruar 23.712 anëtarë, është siguruar material zgjedhor, paravanë për fshehtësi gjatë votimit, kuti për zgjedhje, shenja dhe gjithçka që është e nevojshme për ditën e zgjedhjeve. 

Të gjithë anëtarët e LSDM-së të regjistruar në mënyrë aktive do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit në komunën e tyre në një vendvotim adekuat. Anëtarët që votojnë duhet të kenë me vete kartelën elektronike të anëtarësimit të LSDM-së dhe një dokument identifikimi personal të vlefshëm (letërnjoftim ose pasaportë). Votimi për të sëmurët dhe të pafuqishmit mundësohet një ditë më parë, pra të shtunën, më 5 prill 2025.

LSDM informoi se informacionin për rezultatin do ta kumtojnë sot pas përfundimit të procesit të votimit. 

Të gjitha informacionet e hollësishme, vendimet, rregulloret, afatet ligjore dhe dokumentet e tjera lidhur me zgjedhjet brenda partiake për kryetar të LSDM-së janë në dispozicion në ueb faqen e LSDM-së ose drejtpërdrejt në këtë link.

Високиот број на новозаразени од саботата (241) исто како и некои претходни варијации т.е. отскокнувања од вообичаениот број, се должи на мал кластер во една од конфекциите во Штип, рече мини

Zgjedhjet brenda partiake për kryetar të LSDM-së, paraprakisht ishin caktuar për 16 mars, por ishin shtyrë për shkak të tragjedisë në Koçan. 

Filipçe lider u zgjodh në qershor të vitit të kaluar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat LSDM i organizoi pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit për shkak të rezultatit më të keq në histori në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Pas zgjedhjeve të nesërme, Filipçe do të ketë mandat prej 4 vjetëve. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR