• e premte, 05 dhjetor 2025

Kallëzim penal për keqpërdorim të procedurës për ndarjen e marrëveshjes për transport të nxënësve në Kumanovë

Kallëzim penal për keqpërdorim të procedurës për ndarjen e marrëveshjes për transport të nxënësve në Kumanovë

Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër V.T. - ish-drejtore i SHMSH "Kiro Burnaz" nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" sipas nenit 353 të Kodit Penal, kundër një personi juridik nga Kumanova për transport udhëtarësh dhe pronarit D.P. nga Kumanova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënie të kontratës për prokurimi publik ose partneritet publik-privat” sipas nenit 275-v paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe paragrafin 4 dhe “falsifikimi ose asgjësimi i librave të protokollit” sipas nenit 280 paragrafi 1 dhe paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, kundër V.D., D.B., V.V., J.V., D.T. dhe N.K., të gjithë nga Shkupi, të punësuar në Ministrinë e Arsimit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare” sipas nenit 353, paragrafi 4 dhe paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal dhe kundër një personi juridik për shërbime kontabiliteti dhe B.S. – udhëheqëse e personit juridik për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikimi ose asgjësimi i librave të protokollit” sipas nenit 280, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të Kodit Penal.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, e denoncuara e parë V.T., gjatë vitit shkollor 2022/2023 dhe gjatë vitit shkollor 2023/2024, gjersa vazhdonte rindërtimi i shkollës dhe mësimi nuk vijonte me praninë fizike të nxënësve, në dy raste kishte zbatuar procedura të hapura për dhënien e kontratës për prokurim publik të shërbimit - transporti i nxënësve, në të cilat procedura ishte përzgjedhur ndërmarrja e denoncuar e transportit nga Kumanova, e përfaqësuar nga i denoncuari D.P.. nga Kumanova, si ofertuesi i vetëm dhe bartës i prokurimit.

"D.P., më pas së bashku me të denoncuarën V.T. kishin përgatitur procesverbale të rreme për shërbimin e kryer cilësor dhe në kohë, të cilat i kishin nënshkruar që të dy, dhe në bazë të procesverbaleve të rreme, D.P. kishte përgatitur fatura të rreme në të cilat ishin vënë të dhëna të pavërteta dhe si të tilla ishin dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Faturat e dorëzuara ishin miratuar dhe paguar nga e denoncuara e katërt V.D., e denoncuara e pestë D.B., e denoncuara e gjashtë V.V., e denoncuara e shtatë J.V., e denoncuara e tetë D.T. dhe e denoncuara e nëntë, N.K., edhe përkundër asaj se e kanë ditur se shkolla po rindërtohej dhe mësimi vijonte pa praninë fizike të nxënësve dhe të mësuesve", kumtoi MPB.

Ndërkaq, e denoncuara S.B. - udhëheqëse e personit juridik për shërbime kontabiliteti nga Kumanova, edhe pse e ka ditur se faturat e përgatitura kishin përmbajtje të pavërtetë dhe nuk mbështeteshin nga asnjë dokumentacion tjetër shoqërues të detyrueshëm të paraparë me ligj, megjithatë i kishte regjistruar ato në librat financiarë të personit juridik për transportin e udhëtarëve.

"Në këtë mënyrë, të gjithë të denoncuarit i mundësuan të denocuarit D.P. dhe personit juridik për transportin e udhëtarëve nga Kumanova të pajisen me përfitim të kundërligjshëm pasuror në shumë të përgjithshme prej 32.620.123 denarë në dëm të buxhetit të RMV-së", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR