• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë të dyshuar për vrasjen e shtetasit të huaj sillen para Gjykatës së Shtipit

Pesë të dyshuar për vrasjen e shtetasit të huaj sillen para Gjykatës së Shtipit

Shtip, 9 maj 2025 (MIA) - Në Gjykatën themelore në Shtip para gjykatësit hetues sonte janë sjellë pesë persona të involvuar në vrasjen e mbrëmshme të 25 vjeçarit, shtetas i huaj në një objekt hotelerik në sheshin e qytetit "Slloboda" në Shtip.

Gjyqtar i procedurës paraprake duhet të vendosë për caktimin e masës së paraburgimit. Nëpunësit e policisë kanë shoqëruar 21-vjeçarin K.K., shtetas i Republikës së Turqisë i cili dyshohet se ka kryer vrasjen, pastaj A.H., T.M., O.M. dhe A.O. të moshës 21 deri në 29 vjeç, të gjithë shtetas turq në dyshimin se kanë ndihmuar personin K.K të largohet nga vendi i ngjarjes.

MPB-ja më parë informoi se vrasja e 25-vjeçarit E.O. është raportuar mbrëmë në orën 21:25 minuta në SPB-Shtip, ku ai më pas është transferuar në Spitalin klinik të Shtipit ku në orën 22:10 ka ndërruar jetë. Mbrëmë në orën 22:15 në pikën pagesore Milladinovci, madje në një aksion të përbashkët të SPB Shtip, SPB Shkup dhe policisë së komunikacionit është ndaluar një automjet i tipit "bmv" me targa të Shtipit ku kanë qenë A.H., T.M., O.M. dhe A.O., me çka A.H është dhënë në arrati, ndërsa personat e tjerë janë privuar nga liria. Në aksion janë përfshinë nëpunës të policisë, ndërsa është përdor edhe dron. Menjëherë pas marrjes së masave, autori i veprës K.K. është gjetur dhe arrestuar.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR