Ceremoni solemne e ndërrimit të flamurit shtetëror në Kabinetin e presidentes Siljanovska-Davkova në prani të nxënësve të shkollave fillore nga Shkupi
- Nxënësit e shkollave fillore të Shkupit "Gjorgija Pulevski" nga komuna e Aerodromit, "Shën Klimenti i Ohrit" dhe "Kiril Pejçinoviq" nga Komuna e Kisella Vodës sot vizituan zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
- Post By Fami Bajrami
- 19:32, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Nxënësit e shkollave fillore të Shkupit "Gjorgija Pulevski" nga komuna e Aerodromit, "Shën Klimenti i Ohrit" dhe "Kiril Pejçinoviq" nga Komuna e Kisella Vodës sot vizituan zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.
Të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, nxënësit ndoqën ceremoninë solemne të ndërrimit të flamurit shtetëror, informon Shërbimi për shtyp i presidentes.

Kjo ceremoni mbahet çdo të premte të dytë gjatë muajit dhe realizohet nga Batalioni i nderit të Armatës së Maqedonisë si shprehje e respektit për flamurin shtetëror si simbol shtetëror.
Pas përfundimit të ceremonisë, vizitorët e rinj vizituan ambientet e Kabinetit dhe biseduan me presidenten rreth përgjegjësive të saj në punë, por edhe jetën e saj personale, duke filluar nga fëmijëria, koha shkollore dhe studentore, si dhe karriera e saj si profesoreshë.

Në bisedën me nxënësit, presidentja i inkurajoi të mësojnë dhe të besojnë në vetvete, të respektojnë dijen, sepse kjo do t'i bëjë ata konkurrues, të sigurt dhe të suksesshëm.
Foto: Zyra e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova