• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liderët evropian e dënuan sulmin tronditës ndaj liderit sllovak

Liderët evropian e dënuan sulmin tronditës ndaj liderit sllovak

Bratislavë, 15 maj 2024 (MIA) - Liderët nga mbarë Evropa, në deklaratat e tyre të para, shprehën shqetësimin për të shtënat këtë pasdite ku mbeti i plagosur kryeministri sllovak Robert Fico, njofton DPA.

Kancelari gjerman Olaf Sholc e dënoi plagosjen e kryeministrit sllovak Robert Fico duke vënë në dukje në platformën X se është "thellësisht i tronditur nga lajmi i sulmit qyqar ndaj kryeministrit sllovak Fico".

“Dhuna nuk duhet të ekzistojë në politikën evropiane. Në këto orë, mendimet e mia janë me Robert Ficon, familjen e tij dhe qytetarët e Sllovakisë”, ka shkruar kancelari gjerman.

“Lajm tronditës nga Sllovakia. Robert, mendimet e mia janë me ty në këtë moment shumë të vështirë”, shkroi kryeministri polak Donald Tusk në X.

“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj mikut tim, kryeministrit Robert Fico. Lutemi për shëndetin dhe shërimin e tij të shpejtë! Zoti e bekoftë atë dhe vendin e tij!", ka shkruar kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Lajmi për plagosjen e kryeministrit sllovak Robert Fico është tronditës. I uroj kryeministrit shërim sa më shpejt. Nuk duhet të tolerojmë dhunën, ajo nuk duhet të ketë vend në shoqëri”, deklaroi kryeministri çek Petr Fiala, raporton DPA. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR