• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Londër sot samiti i parë i Britaninë së Madhe dhe BE-së pas Bregzitit

Në Londër sot samiti i parë i Britaninë së Madhe dhe BE-së pas Bregzitit

Londër, 19 maj 2025 (MIA) - Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian sot në Londër do të zhvillojnë takim, pesë vite pas Bregzitit, me qëllim që t'i vendosin themelet për marrdhënie më të afërta, veçanërisht në çështjet e mbrojtjes.

Kryeministri i Britanisë, Kir Starmer, i cili premtoi se do të "rivendosë", bashkëpunimin me BE-në kur mori detyrën në korrik të vitit të kaluar, i pret kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Ky samit është mundësi për liderin laburist që të konkretizojë dëshirën e tij për afrim me Brukselin dhe për t'i dhënë fund tensionit midis BE-së dhe qeverisë së mëparshme konservatore e lidhur me Bregzitin, i cili u zhvillua më 31 janar të vitit 2020.

Prej atëherë, luftën që e filloi Rusia në Ukrainë dhe rrezikun i tërheqjes amerikane nga kontinenti evropian kanë forcuar lidhjen midis Londrës dhe Brukselit në dëshirën e tyre për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Përveç mbrojtjes, qeveria laburiste, e cila po kërkon të nxisë tregtinë e penguar nga burokracia e shkaktuar nga Bregziti, theksoi se është e hapur për dakordim dinamik me standardet e BE-së për produktet ushqimore dhe bujqësore. rq/mb/

Foto: arkivi e EPA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR