• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Marrëveshja për pandemi në rendin e ditës të asamblesë vjetore të OBSH-së

Marrëveshja për pandemi në rendin e ditës të asamblesë vjetore të OBSH-së

Gjenevë, 19 maj 2025 (MIA) - Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) sot në Gjenevë e fillon asamblenë e vet vjetore, me fokus të veçantë në miratimin formal të marrëveshjes së shumëpritur ndërkombëtare për pandemi.

E zhvilluar me shpejtësi rekorde si përgjigje ndaj leksioneve nga pandemia e Kovid19, marrëveshja ka për qëllim ta parandalojë kaosin që u pa gjatë luftës globale për materiale mjekësore dhe të sigurojë distribuim më tëd rejtë të vaksinave në krizat e ardhshme shëndetësore, transmetoi DPA.

Miratimi formal i marrëveshjes është caktuar për nesër.

Megjithatë, disa hollësi kontestuese mbeten të pazgjidhura dhe pritet të negociohet veçanërisht gjatë vitit të ardhshëm si aneks i marrëveshjes. Ato prëfshijnë, për shembull, si prodhuesit e vaksinave marrin patogjenë me potencial pandemik dhe çka marrin si kundërpërgjigje vendet që i sigurojnë.

Në asamble do të marrin pjesë delegatë nga 194 vende anëtare të OBSH-së dhe është trup kryesor për vendim-marrje në organizatë.

OBSH ndodhet në udhëkryq prej se SHBA-ja, e cila për momentin është donatorja më e madhe e organizatës, kumtoi se do ta braktisë atë në fillim të vitit 2026, hap i cili do ta pakësojë pothuajse për një të pestën buxhetin e agjencisë shëndetësore të KB-së.

Si përgjigje ndaj kësaj, OBSH tashmë paralajmëroi masa me ndikim të gjerë për ulje të shpenzimeve, përfshirë edhe pakësimin e personelit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR