Liderët e institucioneve të BE-së shprehën ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut
- Njerëzit e parë të institucioneve të Bashkimit Evropian përmes postimeve në rrjetet sociale shprehën keqardhje për vdekjen e kreut të Kishës katolike romake, Papa Françeskut dhe ngushëllimet e tyre për miliona besimtarë katolikë në mbarë botën.

Bruksel, 21 prill 2025 (MIA) - Njerëzit e parë të institucioneve të Bashkimit Evropian përmes postimeve në rrjetet sociale shprehën keqardhje për vdekjen e kreut të Kishës katolike romake, Papa Françeskut dhe ngushëllimet e tyre për miliona besimtarë katolikë në mbarë botën.
"U bashkohem miliona njerëzve në mbarë botën të cilët janë të pikëlluar për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Ai ishte thellësisht i dhembshur. Ai kujdesej për sfidat e mëdha globale të kohës sonë - migrimin, ndryshimet klimatike, pabarazitë, paqen, si dhe betejat e përditshme të të gjithëve, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
Ai theksoi në mesazhin e tij të fundit për Ditën Botërore të Paqes, Papa propozoi tre veprime për të sjellë "ndryshim të qëndrueshëm" - faljen e borxhit ndërkombëtar, heqjen e dënimit me vdekje dhe rishpërndarjen e mjeteve për nevojat ushtarake për t'i dhënë fund urisë.
"Idetë e tij le të vazhdojnë të na çojnë drejt një të ardhmeje shprese. Requiescat in pace (U preftë në paqe), shtoi Koshta.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, vlerësoi se sot bota mban zi për vdekjen e Papa Françeskut.
"Ai frymëzoi miliona njerëz, madje edhe jashtë Kishës Katolike, me përulësinë e tij dhe dashurinë kaq të pastër për më pak të gëzuarit. Mendimet e mia janë me të gjithë ata që e ndjejnë këtë humbje të thellë. Le të gjejnë ngushëllim në idenë se trashëgimia e Papa Françeskut do të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve drejt një bote më të drejtë, paqësore dhe më të dhembshur”, theksoi Fon der Lajen.
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, theksoi se Evropa mban zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.
"Buzëqeshja e tij infektive fitoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. “Papa e Popullit” do të mbahet mend për dashurinë e tij për jetën, shpresën për paqen, dhembshurinë për barazinë dhe drejtësinë sociale. U preftë në paqe, shtoi Mecola. ls/
Foto: Iks