• e diel, 11 janar 2026

Masku konfirmoi se do të largohet nga administrata e Trampit

Masku konfirmoi se do të largohet nga administrata e Trampit

Uashington, 29 maj 2025 (MIA) - Miliarderi Ilon Mask kumtoi se do të tërhiqet nga pozita e tij në Qeverinë amerikane, pasi e ka udhëhequr të ashtuquajturin Sektor për efikasitet qeveritar në tentimin kontrovers për zvogëlimin e harxhimeve federale.

"Pasi kohës sime si nëpunës i posaçëm qeveritar po i afrohet fundi, do të doja t'i falënderohem presidentit Donald Tramp për mundësinë që t'i zvogëloj harxhimet e panevojshme", ka shkruar ai në X.

Mandati i Maskut prej 130 ditëve si nëpunës i posaçëm qeveritar duhej të kalojë më 30 maj. Qeveria e SHBA-së potencoi se përpjekjet e DOGE-s për ristruktuimin dhe zvogëlimin e harxhimeve qeveritare do të vazhdojnë.

"Misioni i DOGE-s vetëm se do të përforcohet me kalimin e kohës, pasi do të bëhet mënyrë e punës për Qeverinë", ka shkruar Mask.

Një nëpunës në Shtëpinë e Bardhë e konfirmoi informatën për largimin e Maskut dhe tha se "tërheqja e tij do të fillojë sot". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR