• e premte, 20 shtator 2024

Liderët e G7 mbështesin një zgjidhje për dy shtete në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqe

Liderët e G7 mbështesin një zgjidhje për dy shtete në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqe

Bari, 13 qershor 2024 (MIA) - Liderët e Grupit shtatë (G7) janë shumë të brengosur për situatën në kufirin mes Izraelit dhe Libanit dhe i mbështesin përpjekjet e SHBA-së të sigurojnë armëpushim në Rripin e Gazës, thuhet në draft kumtesën që do të publikohet pas Samitit të G7, që mbahet në pushimoren Borgo Enjacia në rajonin jugor italian Pula.

Në kumtesë shtohet se liderët perëndimor përsëritën "angazhimin e tyre të palëkundur për një zgjidhje me dy shtete në mënyrë që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë në paqe, krah për krahë", transmetojnë agjencitë.

Përveç kësaj, ata i kërkuan Izraelit të përmbahet nga një ofensivë e plotë në Rafah, "në përputhje me detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar". sa/

Foto: ANSA

QËNDRONI TË LIDHUR