• e hënë, 23 dhjetor 2024

Plenkoviq: Nuk do të dërgojmë ushtarë kroat në Ukrainë, kjo nuk do të ndodhë

Plenkoviq: Nuk do të dërgojmë ushtarë kroat në Ukrainë, kjo nuk do të ndodhë

Zagreb, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot përsëriti se asnjë ushtar kroat në kuadër të aktiviteteve të NATO-s nuk do të dërgohet në Ukrainë, ndërsa paralajmëroi seancë të re të Komisionit parlamentar të mbrojtjes ku do të flasë një përfaqësues zyrtar i NATO-s.

Plenkoviqi në konferencën për media tha se dy oficerë kroat do të marrin pjesë në misionin e NATO-s për mbështetje të Ukrainës në Visbaden, Gjermani, por nuk do të shkojnë në Ukrainë. "Më duket monotone ta përsërisë të njëjtën", deklaroi kryeministri.

Presidenti kroat Zoran Millanoviq dhe një pjesë e opozitës pretendojnë se Kroacia është tërhequr në një konflikt me Rusinë përmes NATO-s. Plenkoviqi këtë e ka quajtur "manipulim dhe dezinformatë” të Milanoviqit të cilën një pjesë e opozitës e pranoi në mënyrë jokritike.

"Nuk do të dërgojmë ushtarë kroat në Ukrainë. Askush nuk e propozon këtë, as nuk do të ndodhë", deklaroi kryeministri i Kroacisë.

Plenkoviqi shtoi se në aktivitetet e NATO-s në Ukrainë do të marrin pjesë vetëm disa oficerë të lidhjes dhe se asnjëri prej tyre nuk do të jetë nga Kroacia. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR