Gutereshi ftoi për armëpushim në Gazë, Ukrainë dhe Sudan
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot në Samitin e BRIKS-it në Kazanj bëri thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës, Ukrainë dhe Sudan.
- Post By Fami Bajrami
- 15:56, 24 tetor, 2024
Moskë, 24 tetor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, sot në Samitin e BRIKS-it në Kazanj bëri thirrje për paqe të menjëhershme në Rripin e Gazës, Ukrainë dhe Sudan.
"Bota ka nevojë për paqe. Ne kemi nevojë për paqe në Ukrainë konform Kartës së KB-së, ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së", deklaroi ai para udhëheqësve të BRIKS-it.
Pritet që Gutereshi të takohet sot me presidentin rus Vlladimir Putin. Pres shërbimi i Putinit theksoi se Rusia, si themeluese e KB-së angazhohet për forcimin e rolit të KB-së në politikën botërore në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e barazisë së shteteve. Meqë ra fjala, sot Organizata e Kombeve të Bashkuara feston përvjetorin e themelimit më 24 tetor 1945.
Në porosinë e tij, Gutereshi theksoi rolin e KB-së që nga themelimi i saj në vitin 1945 si një platformë për vendet që të punojnë së bashku për paqen, zhvillimin dhe çështjet humanitare.
Ai theksoi rëndësinë e Kombeve të Bashkuara në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet më urgjente të sotme, duke përfshirë zhdukjen e varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm, zgjidhjen e konflikteve dhe luftën për barazi, veçanërisht për gratë dhe vajzat.
"Kombet e Bashkuara janë ndërtuar nga bota, për botën. Që nga viti 1945, ka qenë një vend ku vendet bashkohen pas zgjidhjeve globale për problemet globale", tha ai.
Sekretari i përgjithshëm theksoi gjithashtu nevojën në rritje që KB-ja të përballet me sfidat bashkëkohore siç janë ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale, teknologjia digjitale dhe eksplorimi i hapësirës.
"Në botën e sotme problematike, shpresa nuk mjafton. Shpresa kërkon veprime vendimtare dhe zgjidhje shumëpalëshe për paqen, prosperitetin e përbashkët dhe një planet prosperues. Shpresa kërkon që të gjitha vendet të punojnë si një. Shpresa ka nevojë për Kombet e Bashkuara", tha Gutereshi, duke bërë thirrje për veprime konkrete, kolektive për të arritur paqen, prosperitetin e përbashkët dhe të ardhmen e qëndrueshme.
Sekretari i përgjithshëm së fundmi bëri thirrje drejt të gjitha kombeve që të vazhdojnë të mbështesin idealet e KB-së.
Foto: EPA