• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kamalla Haris do të mbajë fjalim përmbyllës në vendin ku Trampi e frymëzoi sulmin në Kapitoll

Kamalla Haris do të mbajë fjalim përmbyllës në vendin ku Trampi e frymëzoi sulmin në Kapitoll

Uashington, 24 tetor 2024 (MIA) – Kandidatja për presidente të SHBA-së, Kamalla Haris, do ta mbajë fjalimin e saj të fundit të madh të fushatës për presidente në vendin Elipsa në Uashington, ku Donald Trampi më 6 janar të vitit 2021 foli para sulmit të dhunshëm të ithtarëve të tij në Kapitoll. 

Harisi rregullisht në fjalimet e saj e kritikoi Trampin si “kërcënim për demokracinë”, veçanërisht në lidhje me ngjarjet nga 6 janari i vitit 2021, kur ithtarët e tij hynë dhunshëm në Kapitoll për shkak të akuzave të rreme për “zgjedhje të vjedhura”. Në sulm humbën jetën gjashtë persona, ndërsa më shumë se 174 policë ishin lënduar. 

Harisi vendosi që ta mbajë fjalimin e saj më të rëndësishëm në këtë vend para zgjedhjeve presidenciale, duke e vlerësuar si kyç në fushatën e saj. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR