Blinkeni paralajmëron ndihmë shtesë prej 135 milionë dollarë për Gazën
- Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot paralajmëroi ndihmë të re prej 135 milionë dollarë për palestinezët dhe deklaroi se është jetike që kjo ndihmë të arrijë në Gazë.
- Post By Fami Bajrami
- 16:34, 24 tetor, 2024

Doha, 24 tetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot paralajmëroi ndihmë të re prej 135 milionë dollarë për palestinezët dhe deklaroi se është jetike që kjo ndihmë të arrijë në Gazë.
Blinken këtë e tha në Katar ku arriti sot si pjesë e vizitës së tij të 11-të në rajon që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës.
SHBA-ja po bën presion ndaj Izraelit që të lejojë më shumë ndihma humanitare për të arritur në enklavën palestineze e cila është e shkatërruar nga lufta. rq/
Foto: arkivi i MIA-s