• e diel, 20 tetor 2024

Letonia refuzoi të luajë me ekipet ruse të futbollit

Letonia refuzoi të luajë me ekipet ruse të futbollit

Rigë, 27 shtator 2023 (MIA) - Kombëtaret e Letonisë refuzuan të garojnë kundër ekipeve ruse në turnetë ndërkombëtare, thuhet në ueb faqen e Federatës letoneze të futbollit (LFF).

"LFF konfirmon se ekipet letoneze të futbollit në të gjitha nivelet nuk do të luajnë kundër ekipeve ruse, pa marrë parasysh vendin dhe formën e paraqitjes së sportistëve rusë", thuhet në kumtesën e organizatës.

Kampionati evropian i futbollistëve deri 17 vjeçarë do të mbahet prej 20 maj deri më 5 qershor të vitit 2024 në Qipro.

Paraprakisht, ndeshjet me Rusinë në kampionat i refuzuan edhe Ukraina dhe Polonia.

Dje, UEFA e ka kthyer Rusinë në turnetë për të rinj pa përdorimin e himnit, flamurit dhe të luajnë në territor neutral.

Më 17 shtator, kryetari i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, tha se klubet ruse dhe kombëtaret do të kthehen në garat madje pas përfundimit të konfliktit me Ukrainën. bsh/

Foto: LFF

QËNDRONI TË LIDHUR