• e shtunë, 19 tetor 2024

Liverpuli hyn në seri të vështirë të ndeshjeve, Slot porositi të bëhen vlerësime të ekipit pas saj

Liverpuli hyn në seri të vështirë të ndeshjeve, Slot porositi të bëhen vlerësime të ekipit pas saj

Liverpul, 18 tetor 2024 (MIA) - Menaxheri i Liverpulit, Arne Slot, e paralajmëroi ndeshjen e së dielës me Çellsin si ndeshjen më të rëndë për ekipin e tij këtë sezon.

Me të, "të kuqtë" hyjnë në një seri jashtëzakonisht të vështirë të ndeshjeve, e madje pas saj, mund të bëhet një vlerësim të vërtetë për nivelin e të "të kuqve", vlerëson holandezi.

Deri në pushimin e radhës për ndeshjet e kombëtarëve, Liverpuli ka ndeshje kundër Çellsit, RB Lajpcigut, Arsenalit, Brajtonit (dy herë), Baer Leverkuzenit dhe Aston Vilës.

"Nëse një ekip vlerësohet sipas paraqitjes sy tyre vetëm për një javë, kjo nuk do të ishte korrekte. Efektin tonë duhet ta vlerësoni pas kësaj periudhe, pas shtatë-tetë ndeshjeve. Atëherë do të dimë më mirë se si paraqitemi. Normalisht është të ketë ndeshje të vështira në Ligën e kampionëve dhe Premier Ligë. Të vetmit të cilët në dy sezonet e kaluara treguan se mund të ballafaqohen mirë edhe në Premier Ligë edhe në Ligën e kampionëve, janë Mançester Siti dhe Arsenal. Për katër javë më së miri do të vlerësoni si punojmë", tha Slot në konferencën e sotme për shtyp. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR