• e shtunë, 19 tetor 2024

Ançeloti: Akuzat për dhunim në Suedi nuk ndikojnë ndaj Mbapes

Ançeloti: Akuzat për dhunim në Suedi nuk ndikojnë ndaj Mbapes

Madrid, 18 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti sot shfaqi bindje se sulmuesit të ekipit të tij, Kilian Mbapes "nuk i ndikojnë" akuzat për dhunim kundër tij në Suedi.

"për momentin ato janë vetëm spekulime. E shoh lojtarin çdo ditë, ai punon shumë, ai është i lumtur dhe nuk e ndjej se kjo i ndikon në ndonjë mënyrë. Përkundrazi, ai madje është entuziast", deklaroi eksperti italian në konferencë prë shtyp para lojës në Selta Vigo të shtunën.

Tha se nuk kërkon përforcim nga drejtoria e klubit sepse sezonin e kaluar janë përballur mirë me lëndimet dhe tani mund ta bëjnë të njejtën.

"Nuk e përjashtoj mundësinë të sjell dikë, por nuk është e lehtë të gjendet lojtar, ne jemi Real Madridi. Do ta shfrytëzojmë përbërjen tonë, ndërsa Alaba gjithashtu po kthehet. E humbëm Karvahalin si lojtar, por jo edhe si lider sepse ai vazhdon të punojë me ne", deklaroi Ançeloti për lëndimin e rëndë të Dani Karvahalit. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR