• e shtunë, 19 tetor 2024

Mareska: Është gabim të mendohet se Palmeri do t’i zgjidh të gjitha problemet tona

Mareska: Është gabim të mendohet se Palmeri do t’i zgjidh të gjitha problemet tona

Londër, 19 tetor 2024 (MIA) - Trajneri i Çellsit, Enzo Mareska ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk mund të mbështeten vetëm te Kol Palmer për t'i “zgjidhur të gjitha problemet”, ndërsa përgatiten për një seri të ndeshjeve të Premier ligës duke filluar nga derbi kundër Liverpulit të dielën.

Pas ndeshjes në "Enfild" ku Mareska do të jetë pa Mark Kukurejën dhe Vesli Fofanën në mbrojtje, "blutë" luajnë në shtëpi me Njukasllin para se të udhëtojnë në "Old Traford" për t'u përballur me Mançester Junajtedin.

"Nëse mendojmë se Kol Palmer do t'i zgjidhë të gjitha problemet tona, ky është një gabim i madh. Kemi shumë lojtarë që u shkon mirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për Kolin, por për gjithë ekipin. Për momentin nuk shoh që Çellsi është afër klubeve si Mançester Siti dhe Arsenali për shumë arsye, por ne punojmë çdo ditë për të qenë afër Liverpulit. Mënyra e vetme është të përqendrohemi në gjërat që duhet t'i përmirësojmë. Është pak e vështirë të mendosh se ku mund të jemi pas katër ndeshjeve", ka thënë Mareska.

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR