• e shtunë, 19 tetor 2024

Mesi nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në vitin 2026

Mesi nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror në vitin 2026

Majami, 18 tetor 2024 (MIA) – Ylli i Inter Majamit, Lionel Mesi nuk e përjashtoi mundësinë që të luajë në Kampionatin Botëror në vitin 2026 në Amerikën Veriore. 

“E dua futbollin. Para pak kohësh isha në stadium të mbushur ku e brohorisnin emrin tim dhe emrat e bashklojtarëve të mi. Kalova momente mjaft të vështira me përfaqësuesen dhe jam mirënjohës për këtë që po ndodh tani. I shfrytëzoj këto momente, sepse e di që koha po kalon. Mundohem të shijoj çdo ditë. Do të vijë koha – do ta shohim çka do të ndodhë saktë, nuk dua të shpejtoj. Shpresoj që do të mund të performoj në të njëjtin nivel, të ndjehem mirë dhe të jem i lumtur. Kjo është më e rëndësishme për mua, deklaroi kapiteni 37-vjeçar i përfaqësueses argjentinase, i cituar nga gazeta “Marka”.

Ish lojtari i Barcelonës dhe Pari Sen Zhermen u bë kampion me përbërjen e “gauçosëve” në Kampionatin Botëror në Katar të vitit 2022. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR