• e premte, 12 korrik 2024

Lajçak: Bisedime të dobishme në Londër për Ballkanin Perëndimor

Lajçak: Bisedime të dobishme në Londër për Ballkanin Perëndimor

 Bruksel, 11 korrik 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, sot ka njoftuar  se ka pasur një vizitë shumë të dobishme në Londër, ku ka biseduar për zhvillimin e situatës në Ballkanin Perëndimor. 

 "Ishte një vizitë jashtëzakonisht e dobishme në Londër në fillim të kësaj jave, ku bisedova  për ngjarjet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re (britanike) në lidhje me atë rajon", njoftoi Lajçak në Platformën Iks.

 Ai shtoi se është i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, si dhe me hapat e përbashkëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR