• e hënë, 23 dhjetor 2024

Autoritetet sudaneze kanë urdhëruar të gjithë të huajt të largohen nga kryeqyteti Kartum për shkak arsye sigurie

Autoritetet sudaneze kanë urdhëruar të gjithë të huajt të largohen nga kryeqyteti Kartum për shkak arsye sigurie

 Kartum, 12 korrik 2024 (MIA)  - Autoritetet sudaneze kanë urdhëruar të gjithë të huajt të largohen nga kryeqyteti Kartum dhe rajoni i tij  brenda dy javëve për arsye sigurie, njoftoi DPA, duke cituar departamentin policor përgjegjës për shtetasit e huaj në vend.

Të huajt duhet të largohen për sigurinë e tyre për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis armatës së rregullt të Sudanit dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake, tha policia. 

 Sipas raportimeve të mediave lokale, armiqësia ndaj të huajve, veçanërisht atyre nga vendet e tjera afrikane, është intensifikuar pas raportimeve të mercenarëve të huaj në forcën e mbështetjes së shpejtë.

Vetëm pak ditë më parë u ndaluan mbi 150 të huaj që nuk kishin dokumente të vlefshme qëndrimi. 

 Për më shumë se një vit, në Sudan zhvillohet  një luftë të përgjakshme për pushtet midis sundimtarit de fakto të Sudanit dhe komandantit të përgjithshëm të armatës së rregullt, gjeneralit Abdel Fatah al-Burhan dhe ish-aleatit të tij dhe komandantit aktual të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, thekson DPA.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR