• e diel, 14 korrik 2024

Izraeli mohon se po negocion për tërheqjen e ushtarëve nga kufiri midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit

Izraeli mohon se po negocion për tërheqjen e ushtarëve nga kufiri midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit

 Jerusalem, 12 korrik 2024 (MIA)  - Kabineti i  kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu sot e hodhi poshtë si "lajm tërësisht të rremë" raportin e një agjencie botërore të lajmeve se  po bisedon për tërheqjen e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nga kufiri ndërmjet Rripi i Gazës dhe Egjipti si pjesë e marrëveshjes së mundshme të armëpushimit.

Në raportin i cili referohet në dy burime egjiptiane dhe një burim të tretë të afërt me këtë temë, tha se negociatorët izraelitë po bisedojnë për vendosjen  e një sistemi elektronik të mbikëqyrjes në të ashtuquajturin Korridori i Filadelfisë, në vend të një pranie ushtarake, raportojnë mediat izraelite. 

 Raporti u publikua një ditë pasi Netanjahu bëri një kërkesë të re që Izraeli të vazhdojë të kontrollojë atë kufi kyç sipas çdo marrëveshjeje.

 "Kryeministri insiston  që Izraeli të mbetet në korridorin e Filadelfias. Ai ia urdhëroi atë ekipit negociator, ua shpjegoi përfaqësuesve amerikanë dhe dje informoi kabinetin e sigurisë (organin më të afërt qeveritar përgjegjës për sigurinë) për këtë", thuhet në një kumtesë nga kabineti i Netanjahut.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR