• e hënë, 23 dhjetor 2024

Një rekord prej 8.6 milionë biletash u shitën për Lojërat në Paris

Një rekord prej 8.6 milionë biletash u shitën për Lojërat në Paris

Paris, 12 korrik 2024 (MIA) - Lojërat Olimpike (LO) në Paris kanë vendosur tashmë një rekord të ri me 8.6 milionë bileta të shitura në dy javë para hapjes zyrtare.

Rekordin e mëparshëm prej 8.3 milionë biletash të shitura e mbante Atlanta, e cila ishte nikoqire e Lojërave në vitin 1996.

"Ne kemi 8.6 milionë bileta të shitura për Lojërat Olimpike, plus një milionë bileta për Lojërat Paraolimpike”, tha kreu i Komitetit Organizativ të Lojërave në Paris, Toni Estange.

Organizatorët e Lojërave Olimpike në Paris planifikojnë të shesin 10 milionë bileta për Lojërat, të cilat do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht, si dhe 3.4 milionë bileta për Lojërat Paraolimpike nga 28 gushti deri më 8 shtator. sa/

FOTO: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR