• e shtunë, 13 korrik 2024

Haradinaj: Kurti është i infiltruar nga armiqtë në sistemin politik të Kosovës

Haradinaj: Kurti është i infiltruar nga armiqtë në sistemin politik të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës opozitare për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti se është “i infiltruar nga armiqtë e Kosovës në sistemin politik" të vendit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në një intervistë për televizionin T7, Haradinaj tha se me sjelljen e tyre, Kurti dhe një pjesë e partisë së tij në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (VV), janë “shërbëtorë të mirë të Serbisë dhe Rusisë”.

"Sjellja e Kurtit nuk del vetëm nga ato bindjet tradicionale për besnikërinë ndaj palëve, por edhe nga kontratat ndaj të cilave ai ka detyrime. Prishja e kontratave me askënd nuk është një shembull i mirë, sepse në të ardhmen ata nuk do t'ju besojnë më. Mendoj se pasojat e Kurtit nuk janë vetëm një fazë e re e të menduarit politik të një gjenerate tjetër, mendoj se çështja është më e thellë, është rezultat i punës së mirë të kundërshtarëve politikë të Kosovës dhe aleatëve tanë. Mendoj se sado që Kurti dhe VV e portretizojnë sjelljen e tyre, shumica e tyre tregojnë se janë shërbëtorë të mirë të Serbisë dhe Rusisë", tha Haradinaj. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR