• e diel, 22 dhjetor 2024

Pentagoni njoftoi një bisedë të re mes ministrave të mbrojtjes të SHBA dhe Rusisë

Pentagoni njoftoi një bisedë të re mes ministrave të mbrojtjes të SHBA dhe Rusisë

Uashington, 12 korrik 2024 (MIA) - Ministrat e mbrojtjes të Amerikës dhe Rusisë, Llojd Ostin dhe Andrej Bellousov, folën sot për herë të dytë në pak më shumë se dy javë për shkak të tensioneve që rrethojnë luftën në Ukrainë, kumtoi Pentagoni.

"Biseda u iniciua nga Rusia," tha në një brifing zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Sing.

"Ostin theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit të hapura gjatë konfliktit në Ukrainë, më shumë se dy vjet pas pushtimit të plotë të Rusisë," tha Sing.

Zëdhënësja e Pentagonit nuk dha detaje të mëtejshme rreth bisedës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR