Peskov: Mënyra se si Bajden flet për Putinin është e papranueshme
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha sot se e gjithë bota i kushtoi vëmendje "gafës" së presidentit amerikan Xho Bajden në samitin e NATO-s dhe e quajti "të papranueshme" mënyrën se si presidenti amerikan foli për presidentin rus Vlladimir Putin.
- Post By Sara Ademi
- 18:47, 12 korrik, 2024

Moskë, 12 korrik 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, tha sot se e gjithë bota i kushtoi vëmendje "gafës" së presidentit amerikan Xho Bajden në samitin e NATO-s dhe e quajti "të papranueshme" mënyrën se si presidenti amerikan foli për presidentin rus Vlladimir Putin.
"Është absolutisht e papranueshme që një president shteti të flasë me mungesë respekti për një president tjetër shteti. Kjo është diçka që ne gjithmonë i kushtojmë vëmendje dhe është e papranueshme”, tha Peskov.
Ai theksoi se Bajdeni bëri një gabim dje kur prezantoi presidentin ukrainas Volodimir Zelenski si "presidentin Putin", pas së cilës ai u korrigjua menjëherë. sa/
foto: EPA