• e diel, 22 dhjetor 2024

Presidenti i ri iranian emëroi ish ministrin e Punëve të Jashtme Zarif për këshilltar të tij kryesor

Presidenti i ri iranian emëroi ish ministrin e Punëve të Jashtme  Zarif për këshilltar të tij kryesor

Teheran, 12 korrik 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur iranian, Masud Pezeshkian, ka emëruar ish ministrin e Jashtëm Mohamed Xhavad Zarif për kryekëshilltarin e tij, njoftoi DPA.

Sipas mediave iraniane, Zarif do të këshillojë Pezeshkian për çështjet e politikës së brendshme dhe të jashtme gjatë tranzicionit të pushtetit.

Në rolin e tij si këshilltar, ish ministri i Jashtëm do të kontrollojë procesin e përzgjedhjes së ministrave të mundshëm për kabinetin e ri.

Zarif ishte ministër i Jashtëm i Iranit në kohën e presidentit  Hasan Rohani nga viti 2013 deri në vitin 2021. Si kreu i ekipit negociator iranian, ai arriti të përfundojë marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore me gjashtë fuqitë botërore në vitin 2015.

Mohamed Xhavad Zarif është një mbështetës i përmirësimit të marrëdhënieve me Perëndimin dhe i dialogut të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR