Gjermania do ta ndalojë Huavein
- Gjermania gjatë pesë viteve të ardhshme do të heqë gradualisht nga rrjeti i saj pa tela 5G komponentët e prodhuar nga Huavei dhe ZTE të Kinës. Kjo mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të ftohura me Pekinin.
Berlin, 12 korrik 2024 (MIA) - Gjermania gjatë pesë viteve të ardhshme do të heqë gradualisht nga rrjeti i saj pa tela 5G komponentët e prodhuar nga Huavei dhe ZTE të Kinës. Kjo mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të ftohura me Pekinin.
Operatorët e rrjeteve celulare, përfshirë Vodafone, Dojçe Telekom dhe Telefonika, kanë rënë dakord të heqin komponentët nga "rrjetet kryesore 5G" të tyre që lidhen me internetin dhe veprojnë si qendra kontrolli deri në fund të vitit 2026.
Deri në fund të vitit 2029, këta komponentë duhet të pastrohen gjithashtu nga "rrjetet e qasjes dhe transportit", të cilat përfshijnë pjesët fizike të një rrjeti 5G, si linjat e transmetimit dhe kullat.
“Në këtë mënyrë e mbrojmë sistemin nervor qendror të Gjermanisë si lokacion biznesi dhe mbrojmë komunikimin e qytetarëve, kompanive dhe shtetit. Duhet t'i reduktojmë rreziqet e sigurisë dhe, për dallim nga e kaluara, të shmangim varësitë e njëanshme”, deklaroi sekretarja e Punëve të Brendshme, Nensi Fezer, transmeton CNN. mb/