Lagard: BQE është e gatshme të përdorë instrumentet e saj për të ruajtur stabilitetin financiar në eurozonë
- - Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të përdorë instrumentet e saj për të ruajtur stabilitetin financiar në eurozonë dhe ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e mjeteve të reja kur është e nevojshme për t'u përballur me goditjet e reja që paraqiten, deklaroi sot kryetarja e institucionit financiar, Kristin Lagard.

Varshavë, 11 prill 2025 (MIA) - Banka Qendrore Evropiane (BQE) është e gatshme të përdorë instrumentet e saj për të ruajtur stabilitetin financiar në eurozonë dhe ka përvojë shumëvjeçare në zhvillimin e mjeteve të reja kur është e nevojshme për t'u përballur me goditjet e reja që paraqiten, deklaroi sot kryetarja e institucionit financiar, Kristin Lagard.
“Banka Qendrore Evropiane monitoron (situatën) dhe është gjithmonë e gatshme të përdorë instrumentet që ka në dispozicion për të siguruar stabilitetin e çmimeve dhe, natyrisht, stabilitetin financiar, sepse të dyja janë të ndërlidhura”, tha Lagard në një konferencë për shtyp.
Ajo tha se tregjet financiare në eurozonë po funksionojnë mirë, pavarësisht trazirave globale.
"Në Evropë, dhe veçanërisht në eurozonë, ne vërejmë se tregjet po funksionojnë rregullisht," shtoi Lagard në konferencën për shtyp në Varshavë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s