• e mërkurë, 03 korrik 2024

Kuvendi i miratoi me procedurë të shkurtuar ndryshimet e ligjeve për arsimin e lartë dhe në Kodin Zgjedhor

Kuvendi i miratoi me procedurë të shkurtuar ndryshimet e ligjeve për arsimin e lartë dhe në Kodin Zgjedhor

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Kuvendi sot pasdite, në seancën e 147-të, me procedurë të shkurtuar, i miratoi ligjet për plotësimet dhe ndryshimet e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kodin zgjedhor, pasi paraprakisht ishin shqyrtuar nga komisionet amë (për arsim, shkencë dhe sport dhe për sistemin politik) dhe Komisionin Legjislativ-Juridik, ku nuk u miratuan amendamente dhe nuk pati propozime shtesë për debat.

Në caktimin e rendit të ditës për këtë seancë, deputeti Arbër Ademi njoftoi se ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të unifikohen pagat e të gjitha universiteteve shtetërore, me çka, tha, do të arrihet harmonizimi i koeficientëve dhe statusi i njëjtë i të punësuarve në të gjitha universitetet. 

Pasi u nënshkrua Marrëveshja Kolektive me Universitetin "Shën.Kirili dhe Metodi", sindikatat e pesë universiteteve publike - në Manastir, Tetovë, Shtip, "Shën. Apostoll Pavle" - Ohër dhe "Nënë Tereza" - Shkup nga Kuvendi si themelues të tyre, ata kërkuan të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre kolektive që të mos jenë të diskriminuar dhe në pozitë të pabarabartë në raport me Universitetin e Shkupit.

Siç u theksua, për shkak të rrethanave politike dhe barrierave ligjore, këtyre universiteteve u janë shkurtuar që t'i realizojnë këto të drejta dhe për të njëjtën kompleksitet, të njëjtën vëllim pune dhe të njëjtin arsimim, të merret e njëjta pagë të institucioneve publike të arsimit të lartë dhe shkencor.

"Për shkak të vlerës së barabartë të koeficientit për pagesën e pagave të zë punësuarve në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria buxhetore dhe për shkak  të zhvillimit të veprimtarisë së arsimit të lartë në vend, me plotësime ligjore koeficientët harmonizohen dhe ligjërisht të gjithë të punësuarit  në institucionet e arsimit të lartë publik sillen në pozitë të barabartë", thuhet në shpjegim.

Pa debat është miratuar edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, me procedurë të shkurtuar, qëllimi i të cilit, siç ka sqaruar më parë deputeti Martin Kostovski, është që rë specifikohet korniza ekzistuese ligjore   dhe të rregullohen dispozitat e  zgjidhjes  ekzistuese ligjore në drejtim të një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.

Ndër të tjera, spwcifikohen dispozitat në lidhje me regjistrimin e votuesve për të siguruar që të gjithë votuesit me të drejtë vote të regjistrohen në listat zgjedhore, duke hequr kufizimet në bazë të dokumenteve të identifikimit të skaduar, si dhe duke sqaruar procedurat e përfshirjes në listat e zgjedhësve të personave që do të mbushin 18 vjeç ndërmjet dy raundeve zgjedhore.

Me dispozitën  kalimtare të ligjit rregullohet e  drejta e  zgjedhësve që të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën prej nëntë muajsh deri në ditën e zgjedhjeve.

 Me ndryshimet e propozuara, shërbimi raduodifuzuv publik, si dhe televizionet në nivel shtetëror, detyrohen të publikojnë përmbajtjen në lidhje me procesin zgjedhor në një format të aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara, pra duke përdorur gjuhën e shenjave, titrat, përshkrimin audio ose mjete të tjera për të siguruar qasjen.

Ndryshimet e parashikuara në këtë vendim ligjor rregullojnë afatin e vendimmarrjes së Gjykatës Administrative për çështjen e padisë së ngritur për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave dhe zgjedhësve.

Të dyja ligjet - për plotësimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor, u votuan me shumicë të numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe me shumicë votash nga deputetët e komuniteteve joshumicë në vend të cilët ishin të pranishëm në seancën e 147-të të Kuvendit. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR