• e martë, 24 dhjetor 2024

Gashi u takua me ambasadoren e Lituanisë Dambrauskiena

Gashi u takua me ambasadoren e Lituanisë Dambrauskiena

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me Vilma Dambrauskiena, ambasadore e Lituanisë me mision special.

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Kuvendit, në takim u bisedua për mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, me theks në mbështetjen për procesin integrues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, si dhe në fushën e ekonomisë dhe investimeve.

Gashi e përshëndeti vendimin e Lituanisë për hapjen e Zyrës Diplomatike në Shkup. Më pas, pret se kjo do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, të cilat edhe pse janë miqësore, duhet të punojnë akoma për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Lidhur me proceset integruese, Gashi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE dhe për gatishmërinë për të ndarë përvojën e saj. Më pas, theksoi se Republika e Lituanisë, ashtu si vendet e tjera baltike, është shembull se si një vend mund t'i tejkalojë të gjitha sfidat historike dhe të bëhet anëtar i qëndrueshëm dhe i begatë i BE-së dhe NATO-s.

Ambasadorja Dambrauskiena theksoi se Lituania gjithmonë e mbështet zgjerimin e BE-së dhe e vlerëson kontributin e vendit tonë në NATO, duke konsideruar se integrimi i vendeve të rajonit është me rëndësi shumë të madhe. fc/

Fotografia: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR