• e enjte, 04 korrik 2024

Filipçe në koordinimin e parë me grupin e deputetëve të LSDM-së

Filipçe në koordinimin e parë me grupin e deputetëve të LSDM-së

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot e ka mbajtur takimin e parë dhe koordinimin me grupin e deputetëve të LSDM-së, që, siç kumtuan nga partia, të veprojnë të organizuar dhe fuqishëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Me këtë takim, shtohet, shënohet aktiviteti i ri politik i partisë.

Në takimin, u bisedua për ligjet aktuale, të cilat i ka propozuar Qeveria dhe propozimet për të cilat LSDM-ja është duke punuar dhe do t'i parashtrojë në Kuvend.

"Përqëndrimi i jonë primar është të rikthehet besimi tek qytetarët, ndërsa deputetët e LSDM-së të jenë përfaqësues të vërtetë të qytetarëve në Kuvend. Prandaj, sipas premtimeve të mia para anëtarësimit, secili nga deputetët do të ketë takime të rregullta me qytetarët në zonat ku ka marrë besimin dhe do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me nevojat e qytetarëve. Përmes zyrave të deputetëve dhe takimeve të rregullta me qytetarët, do të sigurohemi që politikat dhe propozimet e LSDM-së të jenë të lidhura ngushtë me nevojat dhe pritjet e qytetarëve", tha Filipçe.

LSDM-ja, thuhet në kumtesë, do të veprojë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve dhe do të monitorojë me vigjilencë punën e Qeverisë dhe ligjet që i propozojnë. rq/bsh/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR