• e hënë, 23 dhjetor 2024

Кryeministri Mickoski në Gjevgjeli në lëshimin në përdorim të bulevardit të ri deri në VK "Bogorodicë" dhe në fillim të rikonstruimit të sallës sportive "Partizan"

Кryeministri Mickoski në Gjevgjeli në lëshimin në përdorim të bulevardit të ri deri në VK

Gjevgjeli, 4 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski dhe kryetarin e Gjevgjelisë, Andon Saramandov, e lëshuan në përdorim bulevardin e ri drejt Vendkalimit kufitar "Bogorodicë" dhe e shënuan fillimin e rikonstruimit të sallës sportive "Partizan" në Gjevgjeli. 

Kryetari i Gjevgjelisë, Andon Saramandov, theksoi se sot në Gjevgjeli është shënuar fillimi dhe fundi i dy investimeve kapitale - bulevardi i ri dhe rinovimi i sallës sportive. 

"Bulevardi i ri është ndërtuar në dy faza vitin e kaluar dhe këtë vit me vlerë të përgjithshme prej 19 milionë denarë nga buxheti i komunës. Qytetarët e Gjevgjelisë do të kenë lidhje të re të komunikacionit në VK 'Bogorodicë', por në të njëjtën kohë ky drejtim rrugor është i një rëndësie të madhe për turistët transit që kalojnë këtu dhe do të tërheqë edhe investitorë të rinj potencial", tha Saramandov.

Shtoi se për rikonstruimin e sallës "Partizan" janë siguruar 16 milionë e 300 mijë denarë, në të cilat Komuna merr pjesë me 7,7 milionë denarë, ndërsa Byroja për Zhvillim të Barabartë Rajonal 8,6 milionë denarë. 

Në deklaratë për mediat, kryeministri Mickoski theksoi se qëllimi i Qeverisë është që të punojë për qytetarët, ndërsa në këtë rast të punojë për banorët e Gjevgjelisë. 

"Pas kaq vitesh po fillon të rindërtohet dhe vërtet ky investim kapital do t'i shtojë vlerë jetës së qytetarëve të Gjevgjelisë. Por jo vetëm kaq, pres që në gusht të fillojë realizimi i projektit për të cilin kemi folur gjatë gjithë kohës, që është rialokimi i mjeteve nga buxheti qendror për komunat, me qëllim të veçantë për projekte, investime kapitale. Për këta katër muajt e fundit të vitit, Komuna e Gjevgjelisë do të marrë buxhetin e duhur, tashmë me kryetarin kemi diskutuar se çfarë do të jetë prioritet dhe ku do të përdoren ato para. Mendoj se do të jetë befasi e këndshme për qytetarët e Gjevgjelisë", tha kryeministri.

Shtoi se edhe në vitin e ardhshëm në Gjevgjeli do të ketë numër të mjaftueshëm të projekteve të cilat do të financohen nga buxheti qendror. fc/

Fotografia: MIA dhe Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR