• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski - Jovanoviq: Të dy vendet kanë dhe kultivojnë marrdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Mucunski - Jovanoviq: Të dy vendet kanë dhe kultivojnë marrdhënie të shkëlqyera dypalëshe

Shkup, 4 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot ka zhvilluar takim me ambasadoren e Serbisë, Nevena Jovanoviq, ku u konstatua se të dy vendet kanë dhe kultuvojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, me fokus të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin tregtar.

Siç kumtojnë nga MPJ-ja, në takim është përshëndetur fakti se Serbia është partneri i ynë i pestë tregtar më i madh në vitin 2023.

Mucunski dhe Jovanoviq si çështje posaçërisht të rëndësishme e kanë vlerësuar procesin e integrimit të dy vendeve në BE, që paraqet garanci për stabilitetin e përgjithshëm rajonal dhe evropian. Ndërkohë, thuhet në kumtesë, u theksua se të dy vendet janë të përkushtuara për të kultivuar marrëdhënie të mira fqinjësore, që paraqet aspekt të rëndësishëm në drejtim të arritjes së progresit në fushën e integrimeve evropiane.

"Bashkëbiseduesit konstatuan interes dhe përkushtim të ndërsjellë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, rajonal dhe në organizatat ndërkombëtare, me qëllim të pasurimit të tij me përmbajtje të reja në interes të prosperitetit, paqes dhe sigurisë së rajonit dhe më gjerë", kumton MPJ-ja.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunim solid në fushën e mbrojtjes së pakicave kombëtare në të dy vendet. rq/bsh/

Fotografia: MPJ

QËNDRONI TË LIDHUR