• e enjte, 16 maj 2024

KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta nesër do t'i ndjekin 1.303 vëzhgues vendorë dhe 860 vëzhgues të huaj, si dhe 83 gazetarë të huaj

KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta nesër do t'i ndjekin 1.303 vëzhgues vendorë dhe 860 vëzhgues të huaj, si dhe 83 gazetarë të huaj

Shkup, 7 maj 2024 (MIA) - Rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nesër do t'i ndjekin 1.303 vëzhgues vendorë, 860 vëzhgues të huaj dhe 83 gazetarë të huaj, informoi në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, anëtari i saj Boban Stojanoski.

Më parë ai informoi se në KSHZ kanë mbërritur kërkesa për akreditime për vëzhgues për zgjedhjet për president dhe për zgjedhjet për deputetë, ndërsa kanë të bëjnë me plotësimin e tashmë akreditimeve të pranuara, bëhet fjalë për organizatën Uejk ap - 9 vëzhgues, TV N1 nga Beogradi me dy gazetarë, Televizioni Klan Kosova - 8 gazetarë, Ambasada e SHBA-së plotësim me një vëzhgues dhe TV Imedi - dy gazetarë. 

Stojanoski theksoi se në KSHZ kanë mbërritur edhe 14 ankesa për mbrojtje të të drejtës personale të votës, prej të cilëve në mbledhje pjesa më e madhe janë pranuar, ndërsa disa janë refuzuar. 

Votimi gjatë ditës së nesërme, përkujtoi Stojanoski, bëhet personalisht në vendvotimet në shtet. 

"Këshilli zgjedhor duhet të pyesë votuesin nëse ai dëshiron të votojë për të dyja llojet e zgjedhjeve ose nëse dëshiron të votojë vetëm për një lloj zgjedhjesh, gjegjësisht nëse dëshiron të votojë për zgjedhjet presidenciale ose parlamentare ose, siç e përmenda më parë, për të dyja zgjedhjet njëherësh. Në të njëjtën kohë, ai shpjegon mënyrën e votimit dhe mundëson votimin e votuesve. Votuesi mund të paraqitet në qendrën e votimit vetëm një herë për të ushtruar të drejtën e tij të votës. Në këtë mënyrë votuesi dorëzon dokumentin për identifikim personal, letërnjoftim të vlefshëm ose dokument udhëtimi, gjegjësisht për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 letërnjoftim ose dokument udhëtimi, vlefshmëria e së cilës ka skaduar nga data 24 korrik 2023 deri më 24 prill 2024, ndërsa për zgjedhjet parlamentare votuesi do të mund të votojë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën nga 8 gushti 2023 deri më 8 maj 2024", tha Stojanoski.

Sqaroi se votuesi merr dy fletëvotimi nëse vendos të votojë për dy llojet e zgjedhjeve ose një fletëvotim për zgjedhjet për të cilat ka vendosur të votojë dhe nënshkruhet në certifikatën adekuate të listës zgjedhore.

"Votuesi voton i vetëm fshehurazi pas paravanit të votimit. Votuesi e realizon votimin në atë mënyrë që me stilolaps të kaltër të rrethojë numrin rendor përpara emrit, emrin e listës ose numrin rendor të kandidatit. Fletëvotimin e palosur e vendos në kutinë përkatëse, pasi nesër kemi zgjedhje të dyfishta, në çdo qendër votimi do të ketë dy kuti të shënuara siç duhet. Në të njëjtën kohë, çdo votues qëndron në qendrën e votimit aq kohë sa i nevojitet të ushtrojë të drejtën e tij të votimit pa bërë asnjë vonesë në të. Në fund votuesi merr dokumentin personal të identifikimit dhe largohet nga qendra e votimit", theksoi ai.

KSHZ u bën thirrje këshillave zgjedhorë dhe KKZ të vazhdojnë t'i respektojnë ligjet dhe Kodin Zgjedhor, udhëzimet dhe rregulloret nga ana e KSHZ me qëllim të realizimit me sukses të zgjedhjeve të dyfishta të cilat do të mbahen gjatë ditës së nesërme. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR