• e martë, 24 dhjetor 2024

Nikolloski në Kotor: Lehtësimi i tregtisë me BE-në dhe pagesa më të thjeshta na çojnë drejt tregut të përbashkët evropian

Nikolloski në Kotor: Lehtësimi i tregtisë me BE-në dhe pagesa më të thjeshta na çojnë drejt tregut të përbashkët evropian

Shkup, 15 maj 2024 (MIA)- Lehtësimi i tregtisë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe procedura më të thjeshtuara dhe më të shpejta të pagesave janë aktivitetet konkrete ku po punojnë të dyja palët në kuadër të Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për aktivitete që na inkorporojnë drejtpërdrejt në tregun evropian. Duke përshpejtuar qarkullimin e mallrave në tregun e madh evropian dhe duke lehtësuar pagesat për kompanitë, na bën të barabartë me vendet e BE-së. Këtë e tha zëvendësministri i Financave, Filip Nikolloski, i cili mori pjesë në takimin ministror kushtuar Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor në Kotorr.

“Sot patëm mundësi të bisedojmë për aktivitete konkrete në kuadër të Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimin tonë në BE. Lehtësimi i tregtisë dhe thjeshtësimi i procedurave të pagesave, që janë temat e takimit të sotëm, paraqesin hapat që na bëjnë pjesë të familjes së madhe evropiane. RMV-ja tashmë po kryen përgatitje për anëtarësim në rajonin SEPA, që do të thotë mënjanim i pengesave tregtare me vendet e BE-së, rritja e kredibilitetit të sektorit financiar në skenën ndërkombëtare, thellimi i marrëdhënieve tregtare me rajonin ekonomik europian, shërbime të thjeshtësuara, më të shpejta dhe më të lira për qytetarët dhe kompanitë. Nga ana tjetër, përmes korridoreve të gjelbra sigurohet qarkullimi i pandërprerë i mallrave ndërmjet rajonit të BE-së dhe ulja e kohës së pritjes në vendkalimet kufitare. Këto janë elementet kyçe për lidhjen tonë ekonomike me BE-në” theksoi Nikolloski.

Përkatësisht, lehtësimi i tregtisë do të arrihet përmes zgjerimit të korridoreve të gjelbra në pikat kufitare ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, ndërsa lehtësimi i pagesave do të sigurohet me anëtarësimin e vendit në rajonin SEPA.

Republika e Maqedonisë së Veriut veçmë ka shprehur gatishmërinë e saj për të përmbushur kriteret për anëtarësim në rajonin SEPA. Ministria e Financave dhe Banka Popullore kanë punuar për përgatitjen e aplikimit, ndërsa draft versioni veçmë është dorëzuar në fund të prillit të vitit 2024, ndërsa aplikacioni final pritet të dorëzohet brenda afatit të caktuar, përkatësisht në fund të qershorit të vitit 2024.

Siç tha zëvendësministri i Financave, bëhet fjalë për masat që do t'u mundësojnë vendeve të rajonit përpara se të bëhen anëtarë të plota të BE-së t’i gëzojnë përfitimet e tregut të përbashkët, potenciali i të cilit do të stimulojë rritjen dhe zhvillimin ekonomik, si dhe do të kontribuojë në  konvergjencën e përshpejtuar ekonomike të  Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Plani i rritjes, si mjet, është veçanërisht i rëndësishëm dhe duhet që të gjitha vendet të bëjnë përpjekjet maksimale për ta shfrytëzuar këtë mundësi për ta kaluar sa më shpejt rrugën drejt BE-së dhe të mund t’i shfrytëzojnë të gjitha përfitimet nga ky anëtarësim. Nuk ka alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe nuk duhet të devijojmë nga ajo rrugë. E gjitha kjo është për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe mbrojtjen nga ndikimi negativ i krijuar nga krizat, si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme”, tha zëvendësministri Nikolloski, i cili theksoi se agjenda nacionale e reformave tashmë është përgatitur. Në BE është miratuar rregullativa për krijimin e mekanizmit të reformave dhe rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe hapet plotësisht rruga për qasje në mbështetjen financiare për zbatimin e reformave në vlerë prej 6 miliardë eurove për të gjithë rajonin dhe rreth 850 milionë euro për vendin tonë.

Takimi ministror në Kotorr po mbahet në kuadër të samitit rajonal të liderëve me moton “Një rajon, vizioni i përbashkët”, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Talat Xhaferi.

Foto: Ministria e Financave

 

QËNDRONI TË LIDHUR