• e diel, 19 maj 2024

KSHZ: Dalja deri në orën 15 për zgjedhjet presidenciale 33,73 për qind, ndërsa për parlamentare 37,44 për qind

KSHZ: Dalja deri në orën 15 për zgjedhjet presidenciale 33,73 për qind, ndërsa për parlamentare 37,44 për qind

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Deri në orën 15:00, të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale u morën nga 2271 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar 1.172.912 në këto vendvotime, kanë votuar 393.576 respektivisht 33,73 për qind. Për zgjedhjet parlamentare kanë mbërritur të dhëna nga 2 136 vendvotime. Nga gjithsej 1 113 441 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 416 915 ose 37,44 për qind, kumtoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Sipas KSHZ-së dalje më të madhe deri më tani për zgjedhjet presidenciale ka në Novaci, me 52,32  për qind, ndërsa më e ulët për zgjedhjet presidenciale është në Likovë me 3,60 për qind. Për zgjedhjet parlamentare dalja më e madhe është në Kriva Pallankë, 58,18 për qind, ndërsa mëë e ulët në Qendër Zhupë, 13,74 për qind.

"Krahasuar me raundin e dytë të Zgjedhjeve presidenciale në vitin 2019 kemi rritje të daljes prej 3,39 për qind në këto zgjedhje. Ndërsa, krahasuar me raundin e parë të Zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi ulje prej 0,84 për qind. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare në 2020 kemi rritje të daljes prej 5,66 për qind në këto zgjedhje", informoi KSHZ-ja.

Dalja sipas njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare është: NJZ 1 - 42,31 për qind, NJZ 2 - 36,69 për qind, NJZ 3 - 41,02 për qind, NJZ 4 - 36,88 për qind, NJZ 5 - 35,95 për qind dhe NJZ 6 - 29, 14 për qind.

"Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithësej 405 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Prej tyre 176 kundërshtime janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës, 18 kundërshtimet janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 58 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e tjera janë në përpunim e sipër", thekson KSHZ-ja.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kujton se kjo ditë zgjedhjesh vëzhgohet nga 1303 vëzhgues vendor, 860 vëzhgues ndërkombëtarë dhe 83 gazetarë të huaj. Aktiv është edhe numri i telefonit pa pagesë 0800 555 44, ku qytetarët e interesuar mund të bëjnë pyetje apo të denoncojnë parregullsitë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Aktive është edhe linja e video thirrjes në numrin 076 488 360, përmes së cilës qytetarët me dëmtime të dëgjimit dhe të folurit do të mund t'i drejtojnë pyetje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve gjatë ditës së zgjedhjeve përmes video thirrjes dhe të marrin përgjigje në gjuhën e shenjave. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR