• e diel, 22 dhjetor 2024

Taravari: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë kryetar të Kuvendit dhe gjashtë ministra në Qeverinë e re

Taravari: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë kryetar të Kuvendit dhe gjashtë ministra në Qeverinë e re

Prishtinë, 19 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Gostivarit, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut të koalicionit VLEN, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës - RTK, deklaroi se shqiptarët pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit do të kenë një kryetar të Kuvendit dhe gjashtë ministra në qeverinë e ardhshme të RMV-së.

Taravari shprehu besimin se koalicioni VLEN në qeverinë e re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të përfaqësohet me dinjitet, me njerëz ekspert.

Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur Taravari.

"Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe një numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai.

Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse Qeveria e re pritet të votohet në pjesën e parë të muajt qershor.

"Konstituimi i Kuvendit është planifikuar të bëhet diku ka fundi i këtij muaji, muajit maj, dhe ne ndërkohë ka fundi i javës së ardhshme do t'i kemi edhe zgjedhjet kadrovike dhe programin qeveritar. Pasi të konstituohet Parlamenti duhet që presidentja e shtetit t'i jep mandatin mandatarit të ardhshëm. Në gjysmën e parë të qershorit sigurisht do ta kemi Qeverinë e re", tha ai.

Partnerët e koalicionit ,sipas Taravarit, janë pajtu që prioritet i Qeverisë së re të jetë rruga drejt Bashkimit Evropian, lufta pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR