• e shtunë, 27 korrik 2024

Stabilizim kalimtar i motit pritet të premten

Stabilizim kalimtar i motit pritet të premten

Shkup, 19 maj 2024 (MIA) - Deri të mërkurën do të mbajë mot i paqëndrueshëm, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Vende-vende do të krijohen kushte që proceset të jenë më intensive në formën e një stuhie afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe me dukuri të izoluar breshëri.

Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten pritet stabilizim i përkohshëm i motit.

Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR