• e shtunë, 27 korrik 2024

Liderët e "VLEN" në takim me Albin Kurtin

Liderët e

Dibër, 9 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës dje ka qenë nikoqir i liderëve të koalicionit "Vlen" në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami, Arben Taravari, Izer Mexhiti dhe Afrim Gashi, të cilëi i ka uruar për rezultatin zgjedhor më 8 maj, duke thënë se kjo është për herë të parë që një opozitë shqiptare të arrijë mbi 100 mijë vota, njoftoi Koha.mk.

Në takim është biseduar për çështje thelbësore për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe për çështje tjera të rëndësishme.

"Shqetësuese për bashkbësiduesit është ndikimi rus dhe serb, që po ndodh edhe përmes rrjeteve korruptuese dhe kriminele. Zhvillimi i infrastrukturës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut ishte një nga temat kryesore të bisedës, së bashku me idetë dhe projektet për ringjalljen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe arsimor", shkruan gazeta.

Takimi, sipas Kabinetit të Kurtit, u zhvillua në frymën e bashkëpunimit të përzemërt, duke konsideruar se “shqiptarët në Ballkan janë faktor në mbështetje të demokratizimit, integrimit evropian, paqes euroatlantike, sigurisë dhe stabilitetit”. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR