• e martë, 25 qershor 2024

KSHPK në PP do të dorëzojë analizë për furnizimin publik të licencave softuerike për nevojat e më shumë institucioneve nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë

KSHPK në PP do të dorëzojë analizë për furnizimin publik të licencave softuerike për nevojat e më shumë institucioneve nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme të 99-të e shqyrtoi analizën për zbatimin e furnizimit publik të licencave softuerike për nevojat e më shumë institucioneve (22 institucioneve) nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, pa bërë analizë adekuate në treg dhe mori vendim që hulumtimi i plotë dhe dëshmitë të dorëzohen në Prokurorinë Publike për veprim kompetent në pjesën e shkeljes së furnizimit publik dhe shpenzimit të arsyeshëm të mjeteve të buxhetit. 

Vendimin që raporti të dorëzohet në PP KSHPK-ja e miratoi me gjashtë vota për dhe një kundër. 

Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, theksoi se lënda është formuar pas denoncimit nga një parashtrues i panjohur nga data 7.08.2023 dhe ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës për furnizim publik të licencave softuerike për 22 institucione nga ana e Sekratariatit të Përgjithshëm të Qeverisë. 

"Në lidhje me përcaktimin e vlerës së parashikuar të procedurës dhe vlerës së kontratës së dhënë për furnizim publik dhe hulumtim të tregut, është konstatuar se nuk është respektuar neni 76 i Ligjit për Furnizime Publike, sipas të cilit organi kontraktues mundet që pas marrjes së vendimit për furnizim publik dhe para publikimit të shpalljes për furnizim publik të zhvillojë dialog teknik me operatorët ekonomikë", deklaroi Ivanovska.

Nga analiza e bërë e të dhënave të cilat janë në dispozicion në Sistemin Elektronik për Furnizime Publike (SEFP), Ivanovska tha, se është kontatuar edhe se Sekretariati i Përgjithshëm nuk ka zbatuar kontroll paraprak në treg për nevojat e këtij furnizimi, gjegjësisht nuk ka publikuar shpallje për zbatimin e dialogut teknik. 

Më tutje, në lidhje me vlerësimin e sasive të nevojshme për nevojat e furnizimit në favor të lëndës nga Sekretariati i Përgjithshëm morëm analizë të nevojës për rinovim të licencave dhe serviseve softuerike të përgatitur në prill të vitit 2023 në të cilën theksohet se është bërë hulumtim për vlerësim të nevojave reale të institucioneve për nevojat e të cilave do të bëhet furnizimi i licencave. 

Prandaj, theksoi ajo, konkluzioni është se ndërmarrja jo e plotë dhe e pakonfirmuar e aktiviteteve për vlerësimin e vlerës së furnizimit dhe hulumtimit të tregut ndikon në mosrespektimin e plotë të parimit të ekonomizimit, efikasitetit dhe efektivitetit të përdorimit të fondeve publike në procedurat e furnizimit publik i cili është përcaktuar në nenin 4 të Ligjit për Furnizime Publike. "Mosrespektimi i këtij parimi krijon rrezik që vlera e parashikuar e procedurës së furnizimit publik të mos jetë në përputhje me kushtet e tregut dhe çmimet, që nga ana tjetër ndikon në shfrytëzimin racional të mjeteve buxhetore", theksoi Ivanovska.

Pjesëmarrja e operatorit ekonomik i cili e ka fituar tenderin në përgatitjen e specifikës së tenderit, gjithashtu, theksoi Ivanovska, është në kundërshtim me nenin 36 të Ligjit për Furnizime Publike në bazë të të cilit personat do të marrin pjesë në përgatitjen e specifikacionit teknik nuk guxojnë të marrin pjesë në tenderin me të cilin në fakt duhet të sigurojë mbrojtje të integritetit të furnizimit. Domethënë, është e ndaluar rreptësisht të mos marrin pjesë në fazën e përgatitjes. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR