• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, kumton kabineti i saj.

Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal dhe është përshëndetur dialogu i hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët dhe më gjerë.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe shprehu pritshmërinë se trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në kontekst të perspektivave evropiane dhe ndarjes së vlerave të përbashkëta, Siljanovska Davkova shprehu mbështetjen për aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe pjesëmarrjen në formate të ndryshme të bashkëpunimit rajonal dhe theksoi gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në të gjitha fushat ku disponojmë me ekspertizë adekuate.

Në takim u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në rajon, bashkëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkufitar përmes përdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian, theksohet në deklaratën e kabinetit të Siljanovska Davkovës.

Foto: Kabineti i Siljanovska Davkovës

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR