• e hënë, 23 dhjetor 2024

Çibishev drejtor i ri i Toksikologjisë, Mexhiti në Neurologji, nesër drejtor të ri do të ketë edhe Onkologjia

Çibishev drejtor i ri i Toksikologjisë, Mexhiti në Neurologji, nesër drejtor të ri do të ketë edhe Onkologjia

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Andon Çibishev është drejtor i ri i Klinikës për toksikologji, ndërsa nesër do të emërohet drejtori i ri në Klinikën për onkologji, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili ishte për vizitë në Shtëpinë shëndetësore Shkup prej ku paralajmëroi punësime në shëndetësi.

"Profesori Çibishev do të jetë drejtor i ri i Toksikologjisë. Gjithashtu shpresoj se nesër do ta emërojmë edhe drejtorin e ri në Onkologji sepse atje vendimi për u.d. drejtoreshën ka kaluar nga mesi iq ershorit. Në Neurologji, drejtor i ri është ish-ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti", deklaroi Taravari.

Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se janë ndërruar drejtorët organizues në nëntë klinika, mes të cilëve edhe në Toksikologji. Konfirmoi se janë gjetur parregullsi në punën e drejtoreshës ekonomike, Besia Iljazi në Toksikologji.

"Me siguri po, shërbimet e kanë atë. Gjithsesi se ne vendosëm menjëherë të shkarkohet dhe të emërohet drejtor i ri. Nuk do të ketë më drejtorë ekonomik, ky është qëlimi", tha Taravari.

Изјава на в.д. претседателот на Алијанса за Албанците, Арбен Таравари по средбата со премиерот Димитар Ковачевски. 

Shumë shpejtë, siç paralajmëroi, do të propozohet ligj në mënyrë që të mos ketë drejtorë të klinikave.

"Shumë shpejtë do të propozoj ligj të ri për mbrojtje shëndetësore në të cilin nuk do të ketë drejtorë ekonomik në të[ gjitha institucionet. Ku ka, nëse nuk gënjehem mbi 100 të punësuar, ashtu është ligji, do të parashohim të ketë vetëm një drejtor profesionist i klinikës apo spitalit apo institucionit publik shëdnetësor", tha Taravari.

Shpreson se shumë shpejtë do të sinkronizohen edhe sistematizimet dhe do të sillet vendim i ri për bashkim të Qendrës klinike në institucionin e njejtë.

"E njejta vlen edhe për shtëpitë e shëndetit dhe spitalet. Flas për qytetet më të vogla ku ka spital të përgjithshëm dhe shtëpi të shëndetit, do të bashkohen në një që do të quhet spital i përgjithshëm. Nuk do të ketë dy, tre, katër drejtorë, por vetëm një, siç ishte më parë", tha Taravari.

Foto: МIА

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR