• e enjte, 27 qershor 2024

Samka Ibraimovski: Nuk e kam kërcënuar askënd, pse Gjykata Kushtetuese vendimin e saj me të njëjtën iniciativë përsëri ta rishqyrtojë

Samka Ibraimovski: Nuk e kam kërcënuar askënd, pse Gjykata Kushtetuese vendimin e saj me të njëjtën iniciativë përsëri ta rishqyrtojë

Tetovë, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PCER) Samka Ibraimoski sot ka mbajtur konferencë shtypi ku iu referua veprimeve të Gjykatës Kushtetuese e cila ditë më parë nisi procedurë të re për nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e detyrimeve.

Sipas Ibraimovskit, problemi dhe çështja kryesore që duhet ta bëjë publiku është se si është e mundur që Gjykata Kushtetuese të refuzojë iniciativën për shqyrtimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet e detyrimeve, ndërsa pastaj të rishqyrtojë të njëjtin vendim me të njëjtën iniciativë.

"Shakaja më e madhe në këtë lojë të Gjykatës Kushtetuese është se në rrëzimin e parë të nismës, u shpjegua në detaje dhe u sqarua pse u refuzua, gjegjësisht u tha se ligji i referohet proceseve që janë në vijim dhe nuk kanë përfunduar, dhe me një zgjidhje të tillë ligjore, ato nuk janë as diskriminuese dhe as nuk cenojnë parimet kushtetuese. Këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias. Tani sërish në të njëjtat rrethana, Gjykata Kushtetuese po rishqyrton vendimin e saj. Nëse me këtë sjellje të gjykatës më të lartë në vend, pra gjykatës që është gardiane e Kushtetutës, pra edhe e vlerave supreme të një shoqërie, qytetarët do të ndjejnë siguri juridike apo do të krijohet konfuzion juridik? Gjegjësisht një bombë atomike për qytetarët. Nëse ky lloj veprimi e vendos Gjykatën Kushtetuese në pozitën e Kuvendit, në pozitën e Qeverisë dhe me ndryshimin e gjyqtarëve kushtetues, do të ndryshojnë strategjitë e gjykatës, pra do të ndryshojnë ligjet dhe të ngjashme", theksoi Ibraimovski. 

Në pyetjen e gazetarëve nëse është e vërtetë që ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues, siç raportojnë media të caktuara, Ibraimovski tha se është thirrur në polici, por bëhej fjalë për një pyetje të bërë në rrjetin social Fejsbuk dhe se ai nuk ka kërcënuar askënd.

"Unë kam bërë vetëm një pyetje - çka nëse ndodhin vrasje? E kam përçuar zërin e popullit, atë që më shkruan, në inboksin tim, ku thonë se: “do të marr armën” dhe atë: “do të rrah dikë” ose “unë do të rrihem”. Kjo është pyetja ime, kush do të jetë përgjegjës për vrasjet nëse ndodhin, nuk kam pasur ndonjë kërcënim të veçantë ndaj gjyqtarëve. Unë personalisht nuk e kam kërcënuar as Ana Pavlova Danevën, as kryetaren e gjykatës. Kryetari i gjykatës votoi në përbërjen e parë, kur vendosi për këtë ligj. Tani në rivotimin e dytë ai votoi kundër vendimit të tij të pavarur. Nëse diçka nuk është në rregull dhe nëse ka indikacione, duhet të merret prokurori publik sepse ky ligj është shpëtim për popullin që një vit nuk respektohet dhe ka aktgjykime të formës së prerë që nuk respektohen nga përmbaruesit, oligarkët, gjyqtarët", theksoi Ibraimoski. qa/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR