• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Bankën Popullore prezantimi i punimeve nga fituesit e çmimit për hulumtues të rinj

Në Bankën Popullore prezantimi i punimeve nga fituesit e çmimit për hulumtues të rinj

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Në hapësirat e Bankës Popullore sot do të mbahet sesioni i 51-të i Klubit të hulumtuesve.

Siç informojnë nga Banka Popullore, në sesion do të prezantohen punimet "Rritje ekonomike e nxitur nga integrimi: Rasti i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian" nga Nikita Ristovski dhe "Politika monetare dhe kanalet e çmimeve të pasurive në kontekstin e rajonalizimit të bursave në vendet e ish Jugosllavisë" nga Stefan Tanevski.

Dy autorët janë fituesit e çmimit të parë dhe të dytë vjetor të hulumtuesve të rinj për vitin 2024.

Klubi i hulumtuesve të Bankës Popullore është një platformë e hapur për prezantimin dhe diskutimin e punimeve hulumtuese-shkencore, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet që prezantohen në sesionet e Klubit, duhet të përgatiten në përputhje me trendet dhe standardet e hulumtimeve moderne, që nënkupton analiza empirike, si dhe konkluzione të sistematizuara nga hulumtimet. rq/fc/

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR