• e hënë, 07 tetor 2024

Gjykimi për rastin “Zinxhiri” shtyhet për më 8 korrik

Gjykimi për rastin “Zinxhiri” shtyhet për më 8 korrik

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Gjykimi për rastin "Zinxhiri" në të cilën akuzohen shumë persona fizik dhe juridikë për shmangie të tatimit shtyhet për më 8 korrik, njofton Gjykata Themelore Penale Shkup.

Debati kryesor i sotëm për lëndën, siç njofton Penalja, është për shkak të mungesës së njërit prej 32 personave të akuzuar juridikë dhe fizikë në këtë rast.

"Seanca është ricaktuar për më 08.07.2024 në orën 10:00 për të cilën në seancën e sotme janë njoftuar palët në procedurë, në të cilën është urdhëruar edhe avokati mbrojtës i të pandehurit në mungesë që ta informojë drejtorin e tij dhe në rast të mungesës së tij sërish në seancën e radhës, me dorëzim paraprak të ftesës, masat parandaluese do të zëvendësohen me masa më të rrepta, duke qenë se bëhet fjalë për një rast kujdestarie me interes publik", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Më herët sot, Prokuroria Publike njoftoi se me gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë përgjegjës për rastin “Zinxhiri”, janë arritur marrëveshje ku janë kthyer jo më pak se 1.000.000 euro në buxhetin shtetëror.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka pranuar marrëveshjet e propozuara dhe në bazë të tyre ka nxjerrë aktgjykime, me të cilat, siç informon PPRMV, një person është dënuar me burgim prej një viti dhe me gjobë prej 310.000 denarë. Tre persona morën dënime me kusht me dy vjet burg dhe gjobë në para, edhe atë njëri 306.500 denarë dhe dy të tjerët nga 183.900 denarë. Dy persona janë dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe me gjobë prej 183.900 denarë.

"Sipas dispozitave të Kodit Penal për veprat penale të personave juridikë, si dënim kryesor shqiptohet dënimi me gjobë, ndërsa për veprat penale për të cilat është paraparë dënim me burg prej së paku tre vjet, personi juridik dënohet me gjobë deri në një milion denarë ose nëse vepra është kryer për interes vetjak ose është shkaktuar dëm i madh, më së shumti deri në pesëfishin e shumës së dëmit të shkaktuar ose dobisë së arritur. Kështu, ndaj tre personave juridikë për kryerjen e veprës penale të tejzgjatur “evazionit fiskal” nga neni 279 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal i shqiptoi dënimin në të holla prej 500.000,00 denarë, të një personi juridik për të njëjtën vepër i është shqiptuar dënimi prej 1.000.000,00 denarë, ndërsa dy persona juridikë të cilët përveç veprës penale “shmangie nga tatimi” kanë kryer edhe veprën “pastrim parash” nga neni 273 paragrafi 12 paragrafi 1. janë shqiptuar gjobë në shumë prej 1.000.000,00, gjegjësisht 400.000,00 denarë", njoftuan nga Prokuroria Publike.

Nga PP njoftojnë se gjatë peshimit të llojit dhe përcaktimit të masës së sanksioneve gjatë zgjidhjes, merren parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese, ndërsa veçanërisht fakti që personat juridikë penalisht përgjegjës para lidhjes së marrëveshjeve e kishin paguar të gjithë shumën e tatimit që kishin shmangur në shumë prej 50.646.400,00 denarë ose 823.519 euro. Dy persona juridikë të akuzuar për “larje parash”, përveç tatimit të paguar, gjatë procedurës kanë paguar edhe mjete në vlerë prej 3.760.068,00 denarë ose 61.139 euro, pasuritë që kanë vënë në qarkullim dhe të cilave ua kanë transferuar me qëllim fshehjen e lëvizjes së tyre. Së bashku me gjobat e dënuara në buxhetin e shtetit janë paguar gjithsej 59.658.568 denarë ose 970.058 euro.

Procedura hetuese kundër 26 pronarëve dhe udhëheqësve të 28 personave juridikë kishte filluar më 30 tetor 2023. Në ndërkohë, hetimi ishte zgjeruar për edhe dy persona, ndërsa për një person i cili gjatë vlerësimit të Aktakuzës është marrë Vendim për ndalimin e hetimeve. 

Sipas përmbajtjes së dispozitës së aktakuzës, të akuzuarit, në cilësinë e pronarëve dhe menaxherëve të personave juridikë, në periudhën prej 01.01.2019 deri më 31.12.2021, në emër dhe për llogari të personave juridikë penalisht përgjegjës nën pronësia dhe menaxhmenti i tyre, nuk llogaritnin dhe paguanin tatimin – detyrë për të cilën ata ishin të detyruar ligjërisht. Në këtë mënyrë, me qëllim të përfitimit  pasuror të kundërligjshëm, të dyshuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të R. Maqedonisë së Veriut në vlerë të përgjithshme prej 490.808.618,00 denarë ose 7.980.627 euro. Mjetet e parave të përfituara me vepra penale në shumën totale prej 40.046.815 denarë i kanë lëshuar në qarkullim, i kanë marrë dhe i kanë transferuar dhe më pas i kanë tërhequr me para të gatshme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR