• e hënë, 23 dhjetor 2024

Grupi Bluprint mbetet i qëndrimit se partitë politike dhe pushteti ekzekutiv nuk duhet të japin deklarata dhe të ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit

Grupi Bluprint mbetet i qëndrimit se partitë politike dhe pushteti ekzekutiv nuk duhet të japin deklarata dhe të ndikojnë në pavarësinë e gjyqësorit

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Mbetemi konsistent në qëndrimet tona për faktin se partitë politike dhe pushteti ekzekutiv nuk duhet të bëjnë deklarata dhe të veprojnë për pavarësinë e gjyqësorit, sepse ai është i pavarur dhe i tillë duhet të mbetet, thotë Aleksandra Cvetanovska, kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, e cila është koordinatore e grupit "Bluprint" për reformat në drejtësi.

Çdo hap në këtë drejtim, sipas Cvetanovskës, do të ishte precedent i rrezikshëm, sepse sa herë që ndryshon qeveria, ligjet mund të ndryshohen.

"Kështu rrezikohet realisht pavarësia dhe paanshmëria e organeve të drejtësisë", theksoi Cvetanovska.

Para fillimit të konferencës përmbyllëse të projektit "Për drejtësi - organizata civile për gjyqësor të pavarur dhe efikas", Cvetanovska tha se në një vit e gjysmë kanë pasur qëndrime konstruktive për reformat në gjyqësor dhe janë përfshirë në strategjinë zhvillimore sektoriale për gjyqësinë.

"Vitin e kaluar kemi bërë shumë për sa i përket prioriteteve të reformës në drejtësi. Si duhet të veprojnë dhe si mund ta rikthejmë besimin e qytetarëve në gjyqësor dhe në institucionet e sistemit dhe si mund të bëhen ndryshime thelbësore", tha Cvetanovska.

Grupi Bluprint për reformat në drejtësi është një rrjet joformal i organizatave të shoqërisë civile që kanë punuar dhe vepruar në fushën e drejtësisë vitet e fundit.

Projekti "Për Drejtësi - Organizatat Civile për një Gjyqësor të Pavarur dhe Efikas", të cilin grupi Bluprint e zbaton që nga janari i vitit 2023, ka si synim të përgjithshëm forcimin e pjesëmarrjes, kontributit dhe ndikimit të shoqërisë civile nëpërmjet Grupit Bluprint në proceset e reformës gjyqësore dhe qasjes drejt BE-së, të cilat i referohen klasterit Bazat. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR